Shkalla e papunësisë në Eurozonë në muajin nëntor të vitit të kaluar ka rënë në 7,9 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Eurostat-it, në Eurozonën me 19 vende anëtare shkalla e papunësisë së rregulluar sezonalisht e cila ishte 8 për qind, në nëntor ka zbritur në 7,9 për qind. Kështu që është arritur shkalla më e ulët në papunësi që nga tetori i vitit 2008.
Ndërkohë në Bashkimin Evropian (BE) kjo shifër nuk ka ndryshuar në muajin nëntor në krahasim me atë tetor, me 6,7 për qind. Numri i të papunëve në nëntor në BE ishte 16 milionë e 491 mijë, ndërsa në Eurozonë 13 milionë e 40 mijë.
Papunësia më e ulët në nëntor në BE ishte në Çeki me 1,9 për qind. Pas Çekisë vijojnë Gjermania me 3,3 për qind dhe Holanda me 3,5 për qind. Papunësia më e madhe u regjistrua në Greqi me 18,6 për qind dhe 14,7 për qind në Spanjë.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës