Presidenti amerikan Joe Biden ka zgjeruar listën e kompanive kineze, në të cilat investitorët amerikanë nuk mund të kenë aksione, për shkak të lidhjeve të dyshimta me sektorë kinezë për mbikëqyrje.
Biden ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv më 3 qershor, duke vënë theksin te ndalimi për investime në 59 kompani kineze.
Lista e re zëvendëson atë të mëparshmen, që ishte përpiluar nga administrata e ish-presidentit Donald Trump, e cila ndalonte investimet amerikane në kompani të mëdha për telekomunikime, ndërtime dhe teknologji.
Pas rishikimit të kompanive të futura në listë të zezë, ekipi i Bidenit ka hequr disa emra, por ka shtuar tjerë.
Urdhri i ri ekzekutiv do të nisë së zbatuari më 2 gusht dhe lista e kompanive do të përditësohet, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Lista e Bidenit shënjestron kompani të përfshira në teknologji të Kinës për vëzhgim, që përdoren për “shtypje apo abuzime serioze me të drejtat e njeriut”, të cilat, sipas Shtëpisë së Bardhë, dëmtojnë sigurinë dhe vlerat demokratike të SHBA-së dhe aleatëve të saj.
Në mesin e kompanive të mëdha që kanë qenë dhe mbeten në listë janë: Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës, Grupi për Komunikime Mobile në Kinë, Tekonologjia Huawei dhe korporata tjera. /REL
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...