Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha se nën administrimin e tij, SHBA dhe Kina do të hyjnë në “konkurrencë ekstreme”.
Demokrati Biden u shpreh se ai nuk dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të reja të bazuara në konflikt.
Biden pohoi se ai nuk kishte biseduar me Presidentin kinez, Xi Jinping që nga inaugurimi i tij më 20 janar, por kujtoi se ai dhe udhëheqësi kinez ishin takuar disa herë, kur të dy ishin nënkryetarë të vendeve të tyre.
“Unë e njoh atë mirë,” i tha Biden rrjetit CBS, duke shtuar se kur të flasin, ata do të kenë shumë tema për të folur, raporton AP.
Që nga marrja e detyrës, Biden ka biseduar me udhëheqësit e Kanadasë, Meksikës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Koreve të Jugut, Australisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Gjithashtu ai kishte një takim pune me presidentin rus, Vladimir Putin.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...