Presidenti amerikan, Joe Biden nuk e ka ndërmend të takohet me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

I pyetur nëse qasja diplomatike e Biden ndaj Koresë së Veriut do të thoshte që Biden të ulet për të biseduar me Kim, sikurse bëri ish-Presidenti Donald Trump, zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se qasja e Biden është e ndryshme, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info
Prej se Biden e ka marrë detyrën, Koreja Veriore ka lëshuar tri lloje raketash me rreze të mesme balistike, duke nxitur kështu Uashingtonin që të kërkojë një takim të komitetit të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila më pas kritikoi kryerjen e provave të tilla raketore./arbresh.info/
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...