Presidenti amerikan Joe Biden tha se dërgimi i trupave amerikane në Ukrainë për të penguar Rusinë nga një sulm i mundshëm “nuk ishte në tryezë” dhe njoftoi se një takim midis Rusisë dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s do të zhvillohet së shpejti.
Biden tha se Rusia dhe të paktën katër anëtarët kryesorë të NATO-s do të takohen në një takim të nivelit të lartë “për të diskutuar shqetësimet e Rusisë rreth zgjerimit të NATO-s” dhe nëse mund të bëhet diçka për “të ulur tensionet në frontin lindor”, transmeton portal arbresh.info
Presidenti amerikan, Joe Biden, para gazetarëve tha se gjatë takimit mes tij dhe Putin, ai ia ka bërë të qartë Presidenti rus se do të përballet me pasoja të paprecedentë ekonomike nëse pushton Ukrainën.
Biden është shprehur i sigurtë se Putini e ka “marrë mesazhin”.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Biden nuk i kishte bërë asnjë lëshim Putinit, i cili është i shqetësuar për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO. Presidenti rus kërkoi garanci se NATO nuk do të zgjerohej më në lindje.
Të dy udhëheqësit diskutuan praktikisht Ukrainën dhe çështje të tjera kontestuese të martën, në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në nivelin e tyre më të ulët dhe ndërsa ushtria ruse po vendoset në kufi me Ukrainën./arbresh.info/
Haradinaj kujton Rugovën: Kultivoi miqësinë e përjetshme me ...
Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thu...
Një 53-vjeçare humbi jetën nga zjarri në një shtëpi në Malis...
Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thu...
Ish-shefi i NATO thirrje Evropës: Vendosni një “vijë të paka...
Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 832 vendvotime