Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka bërë thirrje për t’i dhënë fund sezonin të zymtë të ndarjes, pasi që vendi ka para një dimër të gjatë e të ashpër me Covid-19.
Në një fjalim për Ditën e Falënderimeve, ai tha se amerikanët ishin në luftë me koronavirusin, dhe jo me njëri-tjetrin, transmeton portali arbresh.info
SHBA-të kanë regjistruar më shumë se 1.2 milion raste javën e shkuar, me 2,200 vdekje të enjten, numri më i lartë që nga fundi i majit.
Ndërkohë, presidenti Donald Trump u bëri thirrje mbështetësve të punojnë për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Duke folur përmes telefonit nga Shtëpia e Bardhë për një ngjarje të organizuar nga ligjvënësit e shtetit republikan në Pensilvani, Trump përsëriti pretendimet e pabazuara në lidhje me mashtrimet e përhapura zgjedhore.
“Ne duhet t’i përmbysim zgjedhjet”, tha ai, duke shtuar se ato ishin “të manipuluara”.
Trump pritej të merrte pjesë në ngjarje personalisht, por udhëtimi u anulua pasi dy bashkëpunëtorë të avokatit të tij Rudy Giuliani dolën pozitivë për virusin. Giuliani mori pjesë personalisht.
Biden fitoi zgjedhjet me një fitore të rehatshme në votat e kolegjit elektoral dhe kalimi në presidencën e tij tashmë është në proces. Përpjekjet e Trump për të sfiduar rezultatet në shtetet kryesore në gjykata deri më tani kanë dështuar./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...