Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë të martën një video-telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin, tha të shtunën Kremlini dhe një burim amerikan i njohur me këtë çështje.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të dy planifikojnë të diskutojnë shqetësimet e SHBA-së rreth ngritjes ushtarake të Rusisë në kufirin me Ukrainën dhe tema të tjera tha burimi amerikan. Të dy do të diskutojnë gjithashtu lidhjet dypalëshe dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në samitin e tyre në Gjenevë në qershor, tha Kremlini për Reuters të shtunën.
Biden do të diskutojë gjithashtu stabilitetin strategjik, çështjet kibernetike dhe rajonale. Koha e saktë e telefonatës nuk u bë e ditur.
“Biseda me të vërtetë do të zhvillohet të martën”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për Reuters. “Marrëdhëniet dypalëshe, natyrisht Ukraina dhe realizimi i marrëveshjeve të arritura në Gjenevë janë pikat kryesore të rendit të ditës”, tha ai. /Telegrafi/
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...