Senatori amerikan Bernie Sanders do të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.
Demokrati Bernie Sanders ishte ndër kandidatët më potencialë për t’u nominuar nga Partia Demokratike në zgjedhjet e vitit 2016, por në fund garën brenda partisë e fitoi Hillary Clinton.
Sanders e ka bërë publik vendimin e tij në një intervistë në një radio në Vermont. Ai e ka quajtur Donald Trumpin si “gënjeshtar patologjik”, “racist” dhe “turp për vendin”.
“Doja që njerëzit e Vermontit ta mësonin të parët vendimin”, ka shpjeguar Bernie Sanders. “Nisëm një revolucion politik në fushatën e vitit 2016, tani ka ardhur koha që ta çojmë në fund”.
Bernie Sanders spikat për bindjet e tij të majta, për më shumë shtet social, sistem shëndetësor të garantuar nga shteti dhe mbi të gjitha për zvogëlimin e pabarazive ekonomike. Ai mbështetet nga intelektualët e majtë, jo vetëm në Amerikë po edhe në Europë.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja