Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i cili e përshkruan veten si një ‘magnet’ për femra, ka deklaruar se gjëja që i pëlqen më së shumti për Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, është gruaja e tij, Melania.
Berkulsoni është kthyer në qendër të vëmendjes politike gjatë kësaj jave, përderisa partia e tij po bëhet gati për zgjedhje lokale, transmeton portali arbresh.info
Gjatë një debate në transmetuesin privat La7, Berluskoni u pyet nëse do të ishte i kënaqëur sikur të krahasohej me Presidentin Trump.
“Nuk është se ndjen ndonjë gjë nëse krahasohem me Trump” , është përgjigjur shpejt Berluskoni, duke shtuar shpejt se “e tëra që mund të them për Trump është se më pëlqen gruaja e tij Melania. Ajo është e bukur dhe ka stil”, ka shtuar ai.
Berluskoni është pse nuk e ka takuar asnjëherë Presidentin e SHBA-ve dhe gruan e tij, ka thënë se ka dëgjuar shumë mendime të favorshme për Melanian. Sipas tij, edhe demokratët në Amerikë e pëlqejnë Zonjën e Parë./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë