Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, njoftoi se Belgjika dhe Spanja do të ndajnë nga 1 miliard euro secila në ndihmë ushtarake për Kievin gjatë këtij viti.
Ai bëri të ditur se gjatë bisedimeve me homologët Theo Francken dhe Margarita Robles u diskutua forcimi i mbrojtjes ajrore, zgjerimi i kapaciteteve të dronëve dhe furnizimi me artileri me rreze të gjatë veprimi në kuadër të “iniciativës çeke”.
Brukseli konfirmoi gjithashtu se do të dërgojë avionë shtesë F-16 dhe pjesë këmbimi për flotën ekzistuese të Ukrainës.
Ndërkohë, me Spanjën u diskutua zgjerimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, përfshirë mekanizmin evropian SAFE, ndërsa Ukraina ofroi testimin e dronëve spanjollë në kushte reale lufte.
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...