Bashkimi Europian ka finalizuar tre hetime ndaj gjykatësit britanik, Malcolm Simmons, i cili ka shërbyer në misionin e monitorimit në Kosovë.
Mirëpo rezultatet e hetimeve të cilat gjykatësi Simmons i ka quajtur si hakmarrje pasi që ai ka ngritur zërin ndaj gjërave negative, nuk janë bërë ende publike, shkruan Live5news.
Një zëdhënës i BE-së, ka konfirmuar se një bord disiplinor ka përfunduar tre hetime ndaj Malcolm Simmons, mirëpo ka refuzuar t’i bëj publike konkluzionet e bordit.
Simmons ka thënë se akuzat janë ngritur nga kolegët që ai i kishte denoncuar më herët, duke i quajtur si hetime të njëanshme që janë kryer për t’i penguar përpjekjet e tij ndaj veprimeve të jashtëligjshme, transmeton Klan Kosova.
Misioni i Bashkimit Europian është i fokusuar në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit në Kosovë.
Ky mision ka ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit europian që nga viti 2008, kur ajo shpalli pavarësinë nga Serbia.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...