Bashkimi Europian planifikon të sanksionojë sanksionojë huadhënësin më të madh rus Sberbank dhe firmat e tjera financiare ruse në raundin e ardhshëm të kufizimeve, tha kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen për një gazetë gjermane.
“Ne po shikojmë më tej sektorin bankar, veçanërisht Sberbank, i cili përbën 37% të sektorit bankar rus”, tha von der Leyen për Bild am Sonntag kur u pyet për raundin e gjashtë të ardhshëm të sanksioneve, transmeton portal arbresh.info
SHBA në fillim të muajit prilll vendosi “sanksione të rënda” ndaj Sberbank dhe një tjetër huadhënës rus, Alfa Bank.
Britania e Madhe gjithashtu ka sanksionuar Sberbank dhe është zotuar të përfundojë të gjitha importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022.
Por, BE-ja deri me tani e ka kursyer deri tani Sberbank dhe një tjetër huadhënës të madh rus, Gazprombank, sepse ato ishin rrugët kryesore për pagesat e saj për naftën dhe gazin rus.
Von der Leyen tha se BE-ja po punonte për “mekanizma të zgjuar” për të përfshirë naftën në sanksionet e ardhshme, raportoi Reuters.
Në raundin e pestë të sanksioneve, Bashkimi Europian pati njoftuar një sërë kufizimesh, duke përfshirë një “ndalim të plotë të transaksioneve” në katër banka që përfaqësonin 23% të sektorit bankar të Rusisë./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...