Bashkimi Evropian bëri thirrje të hënën për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të dy gazetarëve të Reuters që u dënuan me burg në Myanmar për raportimin e tyre për krizën në Rohingya.
Më parë të hënën një gjyqtar i Myanmar shpalli Wa Lone, 32 vjeç, dhe Kyaw Soe Oo, 28 vjeç, fajtor për shkelje të një ligji mbi sekretet shtetërore dhe i burgosi për shtatë vjet.-përcjell arbresh.info
Shërbimi i politikës së jashtme të BE thotë se dënimi “minon lirinë e medias, të drejtën e publikut për informacion dhe zhvillimin e sundimit të ligjit në Mianmar”.
“Dënimet e burgut të Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo duhet të shqyrtohen dhe të dy gazetarët të lirohen menjëherë dhe pa kushte,” u tha në një deklaratë./Arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...