Polemika në Grumo Appula në Bari, pasi prifti don Michelle Delle Foglie, ka afishuar nëpër rrugë disa njoftime funerali, ku fton besimtarët në meshën përkujtimore të puljezit Rocco Sollecito, bosi i organizatës kriminale “Ndragheta” i vrarë në maj në Montreal të Kanadasë.
Jam “shpirtërisht në krah të familjarëve”, ka shkruar Don Michelle. Sollecito, eksponent i spikatur i krimit të organizuar italian në Katana, u vra me armë zjarri.
Sipas hetuesve, Sollecito, bosi i klanit ‘Rzzuto’,, është vrarë në luftën mes mafies dhe organizatës kalabreze “Ndragheta”, që zhvillohet edhe përtej oqeanit. Qershorin e shkuar, kuestori i Barit nuk lejoi zhvillimin e funeralit në mënyrë madhështore, vendim jo i pranuar nga prifti Michele Delle Foglie.
“Prifti, i cili ndodhet shpirtërisht në krah të familjarëve që banojnë në Kanada dhe me djalin Franco, i ardhur për vizitë në qytezën tonë, fton komunitetin e besimtarëve në celebrimin e një meshe të shenjtë në kujtim të të afërmit të tyre”, – lexohet në njoftimin e shpërndarë në qytet, ku është parashikuar edhe një liturgji për datën 27 dhjetor.
Megjithatë,m dyert e kishës qëndruan të mbyllua, sepse arqipeshkëvi nuk e lejoi mbajtjen e një meshe të tillë, duke njoftuar policinë të ndërhyjë.
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...