Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka konfirmuar ekzistencën e UFO-ve, që lëvizin me një shpejtësi të paparë dhe që nuk krahasohen me asnjë mjet ushtarak të Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se këto gjëra duhet marrë me seriozitet.
Duke folur në shoun televiziv The Late Late Show me Jasmes Cordon, Obama pranoi se ka pasur qasje në fotografitë e shkrepura ku shfaqeshin UFO-t që ndiqeshin nga ushtria amerikane, transmeton Telegrafi.
“Ajo çfarë është e vërtetë, se ekzistojnë fotografi dhe video të objekteve në qiell që nuk e dimë me saktësi se çfarë janë. Nuk mund të shpjegojmë se si lëvizin apo trajektoren e tyre. Mendoj se njerëzit duhet marrë me seriozitet këtë çështje dhe të mundohen ta hetojnë dhe të mësojnë se çfarë janë”, ka shtuar Obama.
Ai theksoi se ka qenë kurioz për programin e hulumtimit të qeverisë amerikane, sa i përket çështjes së jashtëtokësorëve në kohën kur po kandidonte për president më 2008.
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...