Ish presidenti amerikan, Barack Obama sot feston ditëlindjen e tij të 59-të.
Obama shërbeu për dy mandate si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 2009 deri më 2017, shkruan portali arbresh.info.
Barack Hussein Obama u lind me 4 gusht 1961 në Honolulu të Hawaii, gjë që e bëri presidentin e parë që nuk ka lindur në SHBA.
Më 2009 ai mori çmimin Nobel për Paqe nga Akademia Norvegjeze e Nobelit.

Çmimi atij iu nda për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve.
Obama si President ka krijuar një klimë të re në politikën ndërkombëtare. Diplomacia shumëpalëshe ka rifituar një pozicion qendror, me theks në rolin që mund të luajnë Kombet e Bashkuara dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.
Ai eshte i martuar me Michelle dhe ka dy vajza, Malia dhe Natasha (Sasha)./arbresh.info/

Kurti falënderon FBI-në: Aktakuza për shpërthimin në Ibër-Le...
Vjen momenti i Edon Zhegrovës, ylli dardan e nis nga minuta ...
Befasi në formacionin startues të Realit ndaj Cityt, këto ja...
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi...
Real Madridi merr një goditje të fortë para ndeshjes me Man ...
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në ...