Banorët e Madridit kanë treguar se ndjehen të sigurtë me vaksinën AstraZeneca pavarësisht nga fakti se agjencitë europiane dhe britanike të ilaçeve kanë gjetur një lidhje të mundshme midis vaksinës dhe mpiksjeve të rralla të gjakut.
“Nëse lexoni udhëzimet për ndonjë ilaç, gjithmonë ka efekte anësore për një numër të vogël të njerëzve,” tha Pilar Garcia duke pritur në radhë për të marrë vaksinën AstraZenece para stadiumit të futbollit Ëanda Metropolitano Atletico Madrid, i cili përdoret si një qendra e vaksinimit masiv, transmeton portali arbresh.info
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha të mërkurën se 169 raste të mpiksjes së trurit ishin raportuar pas administrimit të 34 milion dozave të AstraZeneca.
Pavarësisht që disa vende e kanë ndaluar marrjen e vaksinës për shkak të efekteve anësore, disa vende vazhdojnë të përdorin vaksinën AstraZeneca.
Ministri Spanjoll i Shëndetësisë pritet të njoftojë udhëzimet e reja për vaksinën pas një samiti të ministrave europianë të shëndetësisë dhe të sqarojë rregullat për mbajtjen e maskave në plazhe./arbresh.info/
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...