Disa banda i kanë thyer xhamat e dyqaneve, kanë vjedhur dhe i kanë sulmuar veturat e policisë në pjesën qendrore të Shtutgartit gjatë natës së kaluar.
Autoritetet gjermane njoftuan se më shumë se dhjetë policë janë lënduar gjatë dhunës në pjesën jugperëndimore të vendit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Në disa pamje të publikuara në internet shihen njerëz duke i dëmtuar dyqnaet në qendër të qytetit dhe duke hedhur gurë e objekte të tjera në drejtim të veturave të policisë.
Policia lokale tha se dhuna filloi pasi policët shkuan për të kontrolluar në një incident që lidhej me drogën. Sipas raportimeve, në dhunë kanë qenë të përfshirë qindra njerëz.
Më shumë se dyqind pjesëtarë shtesë të policisë u dërguan në qendër të Shtutgartit, ku nga disa dyqane u vjedh mall. Situata ishte e qetë pas agimit dhe zjarrfikësit filluan t’i largojnë pjesët e dëmtuara të objekteve.
Policia është duke i marrë në pyetje 20 persona që i ka arrestuar gjatë përleshjeve dhe ka bërë thirrje që dëshmitarët e rastit t’i dorëzojnë dëshmitë e tyre, përfshirë incizimet me telefona. Sidoqoftë, raportohet se disa persona kishin helmeta dhe maska për ta fshehur identitetin.
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...