Babai i i bashkëthemeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i ka bërë thirrje shtetit të Australisë që ta sjellin djalin e tij në shtëpi.Ai tha se ishte i tronditur kur e pa gjendjen e djalit të tij pas arrestimit në Londër, javën e kaluar, njofton Klan Kosova.
John Shipton, i cili ishte sekretar i partisë WikiLeaks, që u formua për të përkrahur Assange, thuhet se e vizitoi atë për çdo krishtlindje në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi ai kërkoi strehim atje në 2012.“DFAT (Departamenti i Punëve të Jashtme) dhe kryeministri duhet në mënyrë të shpejtë të bëjnë diçka,” i tha Shipton Herald Sun.
“Ajo mund të zgjidhet thjesht për kënaqësinë e të gjithëve.
Ka pasur disa bisedime në një takim në mes të një senatori dhe një zyrtari të lartë të DFAT për të ekstraduar Julianin në Australi”.Shipton tha se ishte i tronditur kur pa gjendjen e djalit të tij, kur u arrestua të enjten me të urdhër SHBA-së për shkak të publikimit të dokumenteve zyrtare
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...