Avioni luftarak më i mirë në botë kap vlerën e 216 milionë dollarëve.
Pothuajse kanë kaluar shtatë vite që nga prodhimi i fundit të avionit ‘F-22 Raptor’, nga kompania e avionëve luftarak ‘Lockheed Martin’.
Ndërkohë që rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar (forcimi i Rusisë dhe Kinës), dy vite më parë është përfolur se ky lloj avioni do të riprodhohet. Për riprodhimin e këtij avioni ‘Rand Corporation’ ka bërë të ditur se Pentagoni duhet të investojë rreth 50 miliardë dollarë, përcjell lajmi.net.
50 miliardë dollarët do të shërbejnë vetëm për të rinisur programin ku përfshihet rindërtimi i mjeteve të prodhimit, materialeve të papërpunuara, rikoneptimin dhe disa shpenzime shtesë të cilat kapin shifrën në 10 miliardë.
Prodhimi i këtyre avionëve në vitin 1997, kur F-22 fluturoi për herë të parë u përcoll me polemika dhe diskutime të nxehta lidhur me arsyetimin e shpenzimit të 67 miliardë dollarëve në një kompani që ka prodhuar një flotë të vogël të 187 avionëve operacional. Për ruajtjen e sekretit të teknologjisë të Raptor, Kongresi i SHBA-ve ka ndaluar eksportet e saj në mes të vitit 2000.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit