Avioni rus qëndroi gjatë gjithë kohës në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk u fut kurrë në hapësirën amerikane apo kanadeze.
Takimi vjen në një moment të ndërlikuar të marrëdhënieve SHBA-Rusi. Nga një anë Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë që dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën, por dy shtetet janë përplasur për disa çështje të rëndësishme gjeopolitike, si aneksimi i Krimesë nga Rusia, ndërhyrja në zgjedhjet amerikane dhe përpjekja për të helmuar një spiun rus në Britaninë e Madhe.
Ky është takimi i disatë mes avionëve luftarakë të të dy shteteve këtë vit. Bombarduesit rusë kanë fluturuar disa herë për gjatë gjithë vitit në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara, nga veriu deri në Kaliforni, ndërsa janë parë shpesh pranë brigjeve të shteteve të Bashkimit Europian. Këto fluturime shihen nga SHBA si stërvitje ushtarake për të kuptuar mundësitë e Rusisë në rast se kriza përshkallëzohet në konflikt.
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...