FBI thotë se nuk ka indikacione se autori i sulmit në mitingun e Donald Trump kishte probleme të shëndetit mendor. Agjenti special Kevin Rojek tha se FBI aktualisht po heton motivin e sulmit të Thomas Matthew Crooks, veçanërisht përmes mediave të tij sociale.
“Nuk kemi parë asgjë kërcënuese. Por është ende shumë herët.”, tha agjenti duke shtuar se telefoni i të riut është dërguar në një laborator për të mundësuar aksesin në të. Sipas tij, komunikimet e tij të fundit nuk kanë zbuluar asgjë në lidhje me motivet e sulmit apo për ndonjë plan tjetër.
FBI thotë se autori ka vepruar i vetëm dhe se incidenti po hetohet si një akt i mundshëm i terrorizmit vendas. FBI konfirmoi gjithashtu se arma që ka përdorur autori ishte blerë ligjërisht nga babai i tij./abcnews.al
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...