Numri i të vdekurve u rrit në nëntë të mërkurën nga shembja e një akullnaje të dielën në vargmalet italiane të Dolomitit, tha Maurizio Fugatti, president i provincës së Trentos, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan përpjekjet për gjetjen e viktimave të tjera.
Dy viktimat e fundit u zbuluan nga dronët të mërkurën në një cep të mbetjeve të ortekut, të shkaktuar nga shembja e akullnajës, thanë zyrtarët.
Pesë alpinistë që besohet se kanë qenë pranë ortekut ende nuk janë gjetur.
Kushtet e pasigurta në mal po pengojnë ekipet e kërkim-shpëtimit të punojnë pranë zonës ku ka rënë orteku.
Një ekip policie i specializuar në analizimin e ADN-së është thirrur gjithashtu për të ndihmuar në identifikimin e viktimave.
Orteku ndodhi kur një pjesë e akullnajës me madhësinë e një ndërtese banimi u shkëput nga mali Marmolada, me një lartësi prej rreth 3300 metrash.
Një pjesë e madhe e Italisë po përballet me një valë të nxehti dhe shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po rrezikon shkrirjen dhe shkëputjen e më shumë akullnajave nga malet.VOA
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...