Një bos i mafias italiane, që ndodhej në arrati për 20 vjet, është gjurmuar dhe arrestuar në një qytet spanjoll pasi u pa në Google Street View.
Gioacchino Gammino, një vrasës i dënuar i listuar në mesin e gangsterëve më të kërkuar të Italisë, u arrestua në Galapagar, një qytet afër Madridit, ku ishte martuar dhe kishte ndryshuar emrin, transmeton portal arbresh.info
I quajtur me emrin e ri Manuel, ai punonte si kuzhinier dhe kishte në menaxhim një dyqan frutash dhe perimesh.
Policia siciliane kreu disa hetime në kërkimin e Gammino, 61 vjeç, dhe një urdhër arresti europian u lëshua në vitin 2014, shkruan Guardian.
I arratisuri u gjurmua në Spanjë, por ishte Google Street View që ndihmoi për të përcaktuar vendndodhjen e tij të saktë.
Gammino u arrestua më 17 dhjetor, por detajet rreth kapjes së tij nuk dolën në dritë derisa u raportuan nga La Repubblica të mërkurën.
Detajet u konfirmuan nga prokurori i Palermos, Francesco Lo Voi, i cili drejtoi hetimet e fundit. “Nuk është sikur i kalojmë ditët duke u endur nëpër Google Maps për të gjetur të arratisurit”, tha ai për Guardian. “Kishte shumë hetime të mëparshme dhe të gjata, të cilat na çuan në Spanjë. Ne ishim në një rrugë të mirë, me Google Maps që ndihmonte për të konfirmuar hetimet tona”.
Pas 20 vjetësh i fshehur, Gammino mendoi se ia kishte dalur që të shkëpuste të gjitha lidhjet me familjen e tij në Itali.
Pas arrestimit ai i tha policisë: “Si më gjetët? Unë nuk e kam telefonuar as familjen time për 10 vjet!”.
Gammino i përkiste një klani mafioz në Agrigento, Sicili, i cili u kap në një grindje të përgjakshme me Cosa Nostra, rrjetin kryesor mafioz të Siçilisë, në vitet 1990. Ai u arrestua për herë të parë në vitin 1984, kur u hetua nga gjyqtari antimafia Giovanni Falcone, i cili u vra nga mafia në një makinë bombë në vitin 1992./arbresh.info/
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në