Kjo grua që shfaqet në këtë foto ku i është fshehur fytyra, kishte në plan të vriste presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. Por shërbimi sekret ushtarak ukrainas SBU e zbuloi dhe e vuri në pranga gruan, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur.
Siç bëjnë të ditur zyrtarët në Kiev, ajo është një spiune ruse. Gruaja jeton në qytezën jugore Oçakiv në brigjet e Detit të Zi, ku punon një dyqan në një bazë ushtarake ukrainase atje.
Agjentët ukrainas zbuluan se ajo grumbullonte në mënyrë të fshehtë informacione mbi lëvizjet e presidentit Zelenski dhe planet mbi operacionet e ushtrisë së Ukrainës dhe ua përcillte ato rusëve.
Spikat rasti kur e arrestuara ishte përpjekur të zbulonte itinerarin e Zelenskit para vizitës në Mikolaiv në Qershor, kur qyteti jugor u përmbyt nga shkatërrimi i digës së Nova Kakovës. Por zbulimi ushtarak ukrainas mori masa shtesë, pasi zbuloi planet e saj.
Në të njëjtën periudhë ajo është zbuluar teksa i dërgonte rusëve të dhëna mbi vendndodhjen e objektivave ushtarake ukrainase në Mikolaiv, të goditura më pas nga sulmet e tyre. Moska nuk ka bërë deri më tani asnjë koment. E arrestuara për spiunazh rrezikon deri 12 vite burg./tvklan.al
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...
Francë: Arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12-vje...
Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë
Kurti flet për prodhimin e municionit në takimin me Odën Kos...
Trump: Paqja me Iranin do jetë një marrëveshje e shkëlqyer o...
Albion Rrahmani në formacionin e javës në Çeki