Ka marrë fund arratisja e shefit të Ndrangheta-s, Roço Morabito.Mediat e huajabëjnë me dije se pas 27 vitesh arratisje është vënë në pranga Morabito.
Arrestimi i tij është bërë në veri të Brazilit nga një operacion i përbashkët nga karabinierët e ROS dhe Shërbimi Ndërkombëtar Policor, me bashkëpunimin e DEA, FBI dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA.
Shefi i Ndrangheta-s ishte në kërkim që nga viti 1994, ai ishte dënuar në Itali me 30 vite burg për trafik droge. Morabito ishte në listën e 10 të arratisurve të ministrisë së Brendshme italiani, i dyti më i kërkuar pas Matteo Messina Denaro.
Ndërkohë ai ishte arrestuar në vitin 2017 në Uruguaj, pas 23 vitesh në arrati, por dy vite më vonë arriti që të arratisej nga burgu i Montevideo ku po priste ekstradimin në Itali.
Roço Morabito u arrestua në një hotel në Joao Pessoa, kryeqyteti i shtetit të Paraiba, së bashku me dy të huaj të tjerë, sipas ministrit brazilian të Drejtësisë, Anderson Torres.
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...