Shteti amerikan i Arkansasit ekzekutoi të burgosurin e katërt brenda javës, pas 12 viteve pa asnjë ekzekutim.
Kenneth Williams, 38 vjeç, vrau dy persona në vitin 1999, pasi u arratis nga një burg i sigurisë së lartë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e një vajze të re. Avokatët e Williams thanë se ai nuk ishte i aftë mendërisht, por Gjykata e Lartë refuzoi Apelin dhe la në fuqi dënimin kapital, që tashmë është kryer.
Ekzekutimi i Williams dhe i tre të tjerëve para tij u kryen me shpejtësi para se të skadojë sasia e ilaçit midazolam që përdoret për ekzekutimin me injeksion vdekjeprurës. Tre të burgosur të tjerë pritet të ekzekutohen në ditët e ardhshme, po për të njëjtën arsye. Megjithëse këto ekzekutime u cilësuan si vrasje masive për faktin se kryhen pranë njëra-tjetrës, apelet deri tani nuk janë pranuar dhe autoritetet kanë zbatuar vendimet e gjykatave.
Në rastin e Williams, vajza e një prej viktimave të tij i kërkoi guvernatorit të Arkansasit, Asa Hutchinson që të ndalonte ekzekutimin, por kjo nuk u mor parasysh. As fakti që Keneth Williams u bë prift katolik gjatë qëndrimit në burg nuk mjaftoi për t’i shpëtuar atij jetën.
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...