Një rekord i ri është vendosur në Fenix të martën e 11 prillit, me temperaturat që arritën në orën 16 me orën lokale amerikane, 37 gradë celsius, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik. Temperatura e mëparshme historike, për koicidencë e regjistruar në të njëjtën ditë, ishte ajo e 11 prillit të vitit 1989, me 36 gradë celsius.
Meteorologët thonë se shteti i Arizonës prej vitesh nuk po përjeton më një sezon të ndërmjetëm, midis dimrit dhe verës, kësisoj pranvera transformohet menjëherë në verë. Dhe këto luhatje, sipas ekspertëve, sjellin këto temperatura kaq të larta.
Globi po bëhet gjithnjë e më i nxehtë dhe kjo për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut, duke shkaktuar gjithnjë e më shumë thatësirë ekstreme, stuhi e zjarre. /A2CNN
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...