Argjentina ka ndaluar të gjitha fluturimet komerciale brenda dhe jashtë vendit deri me 1 shtator, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Autoritetet thanë që linjat ajrore nuk duhet të lejohen të shesin bileta për fluturime që mund të mos shkojnë realizohen në katër muajt e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Grupet e industrisë së aviacionit thanë që mijëra njerëz mund të humbnin punën e tyre.
Argjentina mbylli kufijtë e saj për jo-rezidentët në mars, duke vendosur masa të ashpra karantine.
Vendi aktualisht ka afro 4,000 infeksione të konfirmuara, me 192 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.
Administrata Kombëtare e Aviacionit Civil të vendit nxori një dekret të hënën, duke ndaluar shitjet e biletave për fluturime komerciale brenda ose jashtë Argjentinës.
Administrata e përshkroi 1 shtatorin si një datë “të arsyeshme”.
Agjencia shtoi se dekreti kishte për qëllim parandalimin e linjave ajrore nga shitja e biletave të cilat nuk ishin aprovuar nga autoritetet argjentinase./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar