Arabia Saudite ka pranuar të jetë mikpritëse e bisedimeve të paqes për t`i dhënë fund agresionit të Rusisë në Ukrainë.
“Mbretëria mirëpret pritjen e samitit në Arabinë Saudite dhe rikonfirmon përpjekjet e saj të vazhdueshme për të arritur paqen e qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në një letër nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite të publikuar në platformën X.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të mërkurën për bisedën me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, teksa përmendi Arabinë Saudite si një vend të mundshëm të samitit për të diskutuar një zgjidhje për dhënien fund të luftës.
Nuk ka ende detaje konkrete se si do të duken negociatat dhe kur mund të nisin zyrtarisht ato./rtk
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi