Arabia Saudite planifikon të investojë 500 miliardë dollarë në sektorin e turizmit në 15 vitet e ardhshme. Ministri saudit i Turizmit, Ahmed al Khateeb, në një fjalim në kryeqytetin saudit, Rijad, prezantoi planet e vendit të tij në fushën e turizmit.
Ai theksoi se synimi është që vendi deri në vitin 2030 të bëhet destinacioni i shtatë më i madh turistik në botë përmes projekteve të ndryshme.
“Arabia Saudite planifikon të investojë më shumë se 500 miliardë dollarë në sektorin e turizmit në 15 vitet e ardhshme”, shtoi Al Khateeb.
Duke iu referuar qëllimit të investimit, Al Khateeb u shpreh se do të krijohen oferta të reja turistike dhe do të rritet më tej infrastruktura turistike.
Ai theksoi se burimi më i rëndësishëm i turizmit në Arabinë Saudite është “turizmi fetar”, por shtoi se kanë intensifikuar përpjekjet për të ndërtuar objekte të reja që do të ringjallin llojet tjera të turizmit, përfshirë atraksionet si plazhet, shkretëtirat, turizmin ujor, historik dhe sportiv.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të ardhurat e Arabisë Saudite nga turizmi do të arrijnë në 36 miliardë dollarë në vitin 2023, pas një rritjeje neto prej 38 për qind të të ardhurave nga turizmi./abcnews/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...