Një aeroplan Boeing 777 i Emirateve të Bashkuara Arabe është zbukuruar për sezonin e festave.
Agjencia e fluturimeve postoi në Twitter fotografinë e aeroplanit me pamje të re, i cili është i mbuluar krejtësisht me diamante, duke i dhënë kështu një efekt ndriçues shumë mahnitës.
Dhe adhuruesit e aviacionit mbetën të habitur nga pamja e re e aeroplanit, me fotografinë e tij që u shpërnda me të madhe në rrjetin social, transmeton Gazeta Express.
Përdoruesit e Twitter filluan të spekulojnë për çdo gjë, duke filluar nga kostoja e projektit e deri tek destinacionet që do t’i merrte ky aeroplan, në mënyrë që ta dinin nëse do ta shihnin atë duke fluturuar në qiell.
Përderisa shumë skeptikë e vënë në pikëpyetje vërtetësinë e fotografisë, duke thënë se ajo është manipuluar me programe për modifikim fotosh. Dhe duket se kishin të drejtë që dyshonin, pasi aeroplani me diamante nuk është i vërtetë, por rezultat i një aftësie të pabesueshme për të modifikuar foto.
Fotografia e aeroplanit me diamante u krijua nga artistja Sara Shakeel. Pasi në fotografinë e shpërndarë thuhej: “Ju prezantojmë Emirates Bling 777. Fotografia u krijua nga Sara Shakeel”.
https://www.instagram.com/p/Bq83JMLl335/
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte...
Kurti uron KF Lepencin dhe paralajmëron renovimin e stadiumi...
E rëndë në Turqi: 30-vjeçarja humb jetën pasi bie nga kati i...
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...