Arabia Saudite do të fillojë vitin e ardhshëm ndërtimin e qyteteve të mëdha “zbavitëse”, duke iu falënderuar investimeve lokale dhe të huaja në kuadër të projektit të diversitetit të ekonomisë së saj, e cila varet fuqishëm nga nafta.
Zona në jugperëndim të kryeqytetit saudit Al Riad do të presë “qytetin më të madh kulturor, sportiv dhe argëtues në mbretëri, tha djali i mbretit dhe ministër i Mbrojtjes, Muhamed ben Salman, të cilin e citon agjencia zyrtare Spa.
“Si i vetmi në botë, qyteti i argëtimit do të jetë sipërfaqe prej 334 kilometra katrorë”, ka shtuar ai.
Qyteti do të ofrojë “aktivitete kualitative të përzgjedhura”, në mesin e të cilave edhe parkun e argëtimit dhe safari. Po ashtu do të ketë restorante dhe hotele, në mënyrë që të tërheqë turistët.
Vënia e gurthemelit të qytetit të argëtimit do të bëhet në vitin 2018, ndërsa projekti zyrtarisht do të inaugurohet në vitin 2020.
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...