Një anije ushtarake italiane që shërben në misionin detar të BE-së në Detin e Kuq ka rrëzuar dy drone, sipas një deklarate ushtarake italiane.
Ai i përshkroi incidentet që përfshinin shkatërruesin “Caio Duilio” të marinës si akte vetëmbrojtjeje pa elaboruar, transmeton Arbresh.info.
Sipas Al Jazeera, e njëjta anije kishte rrëzuar një tjetër dron në fillim të këtij muaji.
Misioni i BE-së në Detin e Kuq, i quajtur Aspides, u nis në shkurt për të ndihmuar në mbrojtjen e rrugës kryesore të tregtisë detare nga sulmet me dronë dhe raketa nga milicia Houthi e Jemenit, të cilët thonë se po hakmerren kundër luftës së Izraelit në Gaza.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë