Përveç frikës dhe shkatërrimit, Stuhia “Dennis” ka dërguar edhe një “dhuratë” të rrallë në brigjet irlandeze. Mediat britanike raportojnë së këto ditë në brigjet e Irlandës së Veriut është parë një anije tregtare, e cila nuk ka asnjë person në bord.
Bëhet fjalë për anijen fantazëm “MV Alta”, e cila vërtitet në Atlantik prej dy vitesh pa patur asnjë frymë në bord, raporton abcnews.al.
Anija e mallrave me flamur të Tanznisë u evakuua në tetor të vitit 2018 pranë Bermudës pas një avarie të rëndë në bord, ndërsa vijoi të lundronte për mijëra milje në Atlantik në varësi të erës të rrymave.
Ajo është hasur disa herë nga rojet bregdetare amerikane dhe britanike në ujërat e Atlantikut deri sa tashmë ka dalë në breg.

Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...