Moska po i përdor të miturit si një mjet për të ushtruar presion mbi familjet ukrainase. Autoritetet ruse po vendosin masa gjithnjë e më të ashpra hakmarrëse ndaj fëmijëve dhe familjeve që kundërshtojnë luftën në Ukrainë, thotë Amnesty International në një raport të publikuar këtë të premte.
Në hetimin, të titulluar “Fëmijët tuaj do të shkojnë në një jetimore”, organizata joqeveritare, flet për disa dokumente ku thuhet se Moska po përdor të mitur për të ushtruar presion mbi familjet, veçanërisht duke kërcënuar se do t’i heqë të drejtat prindërore dhe përfshirjen e fëmijëve në agjencitë e mirëqenies sociale.
Dokumenti i referohet edhe indoktrinimit politik të fëmijëve në shkollë.
“Pavarësisht të gjitha bisedave të mëdha të Kremlinit për vlerën e familjes, ai shfrytëzon lidhjen midis fëmijëve dhe prindërve për të shtypur çdo person që i del kundër,” thotë studiuesi i Amnesty, Alek Kazlovsky.
Në tetor 2022, dhjetë vjeçarja Varvara Galkina u mor në pyetje nga policia në Moskë për një skicë pro-ukrainase në foton e saj të profilit në WhatsApp. Policia kërcënoi nënën e saj, dhe kontrolloi shtëpinë e familjes, ndërsa kjo e fundit u detyrua të merrte pjesë në një program për prindërit të cilët nuk i përmbushin siç duhet detyrën.
Pas kësaj Yelena mori dy vajzat e saj dhe ata u larguan nga Rusia. “Unë nuk dua t’i detyroj fëmijët e mi të bëjnë një jetë të dyfishtë, duke pretenduar se mbështesin qeverinë në luftë,” shpjegoi ajo për Amnesty.
Pas pushtimit të territorit ukrainas nga ushtria ruse në shkurt të vitit 2022, autoritetet urdhëruan orët e edukimit patriotik në shkolla, nga të cilat nuk përjashtohen fëmijët 6 dhe 7 vjeç.
“Në vendin në të cilin po shndërrohet Rusia, nëse je fëmijë dhe nuk je dakord me qeverinë, policinë, gjykatat, madje edhe shkollat janë kërcënim i drejtpërdrejtë kërcënim”, thotë ndër të tjera Alek Kazlovsky./abcnews.al/
KQZ: Afati për subjektet e reja politike mbyllet në mesnatë
Gruas në Gjakovë i zhduket burri, e lajmëron policinë
Policia gjen armë me fishekë në një veturë në Pejë
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut