Është ngritur aktakuzë nga udhëheqëses së krahut ekstrem të djathtë në Francë.
Marine Le Pen akuzohet për shpërndarje të materialeve të dhunshme, pasi postoi në Twitter foto që kishin propagandë të ISIS-it, transmeton portali arbresh.info
Nëse rasti arrin në gjykatë dhe dënohet, 49 vjeçarja mund të përballet me tre vjet burg dhe 75 mijë euro gjobë.
Prokurorët hapën një hetim në dhjetor të vitit 2015 në një seri postimesh të mediave grafike nga zonja Le Pen, ku përfshihej edhe fotografia e trupit pa kokë të gazetarit amerikan James Foley.
Si deputete në Asamblenë Kombëtare, zonja Le Pen gëzon imunitet nga ndjekja penale, por në nëntor një komitet ndërpartiak në parlamentin francez ia hoqi asaj mbrojtjen për tre postime./Arbresh.info/
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!