Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentimit të një automjeti që transportonte emigrantë të parregullt në rajonin Meriç të qytetit Edirne në Turqi.
Automjeti është aksidentuar duke u përplasur me një mur pasi drejtuesi ende i paidentifikuar ka humbur kontrollin e automjetit. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 10 emigrantë të parregullt dhe u plagosën 30 të tjerë.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka vajtur edhe prefekti i Edirnesë, Ekrem Canalp dhe ka marrë informacion në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu bëhet e ditur se trupat e pajetë janë dërguar në morg, ndërsa të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet përreth zonës.
“Ekipet e komandës së xhandarmërisë paralajmëruan ndalimin e një automjeti të dyshuar në lagjen Doğanca e madhe në rajonin Meriç. Automjeti duke mos iu bindur paralajmërimit për të ndaluar ka shtuar shpejtësinë dhe është përplasur me një dyqan. Në aksident humbën jetën 10 emigrantë të parregullt dhe u plagosën 30 të tjerë”, thuhet në një deklaratë nga prefektura e Edirnesë./AA
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...