Një aksident i rëndë ka ndodhur në Norvegji, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen. Sipas medias britanike BBC, të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë pësuar lëndime.
Në momentin e aksidentit, në autobus mendohet se ishin 58 persona. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale në distriktin Hadsel në bregun veriperëndimor të vendit.
Autobusi doli nga rruga dhe përfundoi pjesërisht në liqenin Åsvatnet, sipas transmetuesit publik norvegjez. Kryqi i Kuq Norvegjez tha në mediat sociale se po dërgonte ekipe për të ndihmuar në një aksident të rëndë.
Në këtë zonë ka pasur raportime për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta. / abcnews.al
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë