Dy vëllezër të moshës 30 dhe 27 vjeç humbën tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur në Greqi. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Sipas Protothema, ngjarja ndodhi në Lamias-Livadeia. Në timonin e makinës mësohet se ishte 30-vjeçari, ndërsa 4 personat e tjerë ishin pasagjerë.
Aksidenti ndodhi pak para mesnatës të së enjtes. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat metalike të rrugës dhe më pas përfundoi në lumin Erkyna.
Dy vëllezërit shqiptar, identiteti i të cilëve momentalisht nuk bëhet i ditur, gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes. I plagosur nga ngjarja mbeti i 31-vjeçar po shqiptar, si dhe dy grekë të moshës 29 dhe 22 vjeç.
Ata ndodhen spitalin e Livadeia, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë, shkruan tvklan.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh