Një djalë që u vra dje në qendrën e skive në Alpet Dinarike, në Bosnje dhe Hercegovinë kur një kabllo ra mbi të, pësoi lëndime të rënda dhe po trajtohet në një spital të Sarajevës, shkruan Klix.ba.
Sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme e Kantonit të Sarajevës, dje rreth orës 15:05 është marrë një raport për një aksident në lokacionin Babin Dol, konkretisht në pistën e skive “BX lift”.
Djalit i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, pas së cilës është transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës, ku i janë diagnostikuar lëndime të rënda në këmbën e majtë.
Hetimi është duke u zhvilluar
Për shkak të lëndimeve të pësuara, djali u mbajt për trajtim të mëtejshëm klinik. Prokurori i detyrës në Zyrën e Prokurorit Kantonal të Kantonit të Sarajevës u informua gjithashtu për të gjithë çështjen, i cili urdhëroi që sot të kryhet një hetim në vendngjarje.
Një ekspert i përhershëm gjyqësor në inxhinieri mekanike do të përfshihet në hetim për të përcaktuar të gjitha rrethanat e aksidentit.
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...