Disa agjentë të Shërbimit Sekret që morën pjesën në mitingun e presidentit Trump në Oklahoma javën e shkuar, janë karantinuar si masa parandaluese, pasi disa prej tyre rezultuan pozitivë për koronavirus.
Ngjarja është raportuar së pari nga Washington Post, dhe një zyrtar policor i tha CNN që numri i atyre në karantinë ishte më pak se një duzinë (12), transmeton portali arbresh.info.
Para ngjarjes, ekipi i fushatës së presidentit tha që gjashtë punonjës – përfshirë dy agjentë të Shërbimit Sekret – kishin testuar pozitivë pasi udhëtuan në Tulsa, ku u mbajt tubimi. Dy punonjës të tjerë u testuan pozitivisht më pas.
Një burim i tha CNN se vendimi i fundit për të karantinuar agjentët e Shërbimit Sekret u mor pas dy pozitave të testuar – por është e paqartë nëse ata janë të njëjtit palë, infeksionet e të cilëve u konfirmuan para tubimit.
Presidenti Trump tërhoqi kritikat pasi vazhdoi me mitingun zgjedhor përkundër rritjes së rasteve në Oklahoma. Të pranishmëve iu kontrollua temperatura dhe iu dha dezinfektues duarsh, por nuk kërkohej që të vendosnin maska.
Fushata tha se kishte marrë një milion kërkesa për biletë, por vetëm 6.200 njerëz u paraqitën në stadiumin me kapacitet prej 19.200 vendesh./arbresh.info/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...