Sipas një raporti të Qeverisë së Afrikës së Jugut, vdekjet dhe infektimet nga virusi HIV/SIDA në këtë vend kanë shënuar rënie të vazhdueshme që nga viti 2007, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e vlerësimeve të popullsisë në mes të vitit, institucioni i statistikave të Afrikës së Jugut tha se numri i vdekjeve ka rënë nga mbi 267 mijë në vitin 2007 në gati 127 mijë këtë vit.
Raporti theksoi se qasja ndaj ilaçeve antiretrovirale (ART) ka zgjatur jetëgjatësinë e shumë afrikano-jugorë, duke zvogëluar infektimet nga virusi HIV dhe vdekjet e lidhura me SIDA-n.
Në fillim të viteve 2000, nga kjo sëmundje vdiqën një numër i madh i njerëzve në vend ndërsa Qeveria e Afrikës së Jugut mohonte se HIV shkaktoi SIDA-n.
Në vitin 2008, administrata e re e udhëhequr nga presidenti i atëhershëm Jacob Zuma filloi një fushatë masive anti-SIDA, duke nxjerrë një program të madh trajtimi të HIV-it, që mundësoi miliona afrikanëve të sëmurë qasje në terapinë ART për të shpëtuar jetën.
Sipas vlerësimeve, Afrika e Jugut ka një nga problemet më të mëdha në botë të virusit HIV/SIDA me rreth 7.97 milionë njerëz të infektuar nga virusi, rreth 13,5 për qind nga 58 milionë banorë sa numëron vendi.
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...