Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje në të cilat kanë humbur jetën së paku 31 njerëz, ndërsa dhjetëra të tjerë janë zhdukur në veri të Afganistanit, bëri të ditur sot agjencia talebane shtetërore e lajmeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Bakhtar lajmëroi se përmbytjet ndodhën të dielën në provincën veriore Parwan. Mësohet se në mesin e të vdekurve ka gra dhe fëmijë, ndërsa 17 persona janë lënduar.
Së paku 100 persona janë ende të zhdukur, ndërsa në rrjedhë është operacioni I kërkim-shpëtimit.
Përmbytjet rrënuan dhjetëra shtëpi në tre lagjet e prekura në Parwan. Kjo krahinë është e rrethuar nga male dhe shpesh përmbytet nga reshjet e dendura të shiut.
Shërbimi lokal meteorologjik njoftoi se në ditët në vijim më shumë shi pritet në shumicën e 34 provincave të Afganistanit. Reshjet e dendura dhe përmbytjet në të gjithë Afganistanin shkaktuan vdekjen e 40 njerëzve në korrik dhe 19 në qershor.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit