Grupi Luftarak i Aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford ka hyrë në Detin e Karaibeve, sipas Marinës së SHBA-së, duke vendosur aeroplanmbajtësen më të avancuar në botë në qendër të tensioneve në rritje në rajon, shkruan CNN.
Grupi po i bashkohet forcave amerikane që tashmë veprojnë në Karaibe, si pjesë e përpjekjes së administratës Trump për të “mundur dhe çmontuar rrjetet kriminale”, thuhet në njoftimin e Marinës.
Ford mbërriti të martën në zonën më të gjerë të operacioneve të Komandës Jugore të ShBA-së, pas urdhrit të dhënë nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Administrata Trump ka rritur praninë ushtarake në rajon dhe ka kryer goditje vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge. Tani presidenti amerikan po shqyrton një fushatë të zgjeruar, e cila mund të përfshijë goditje tokësore brenda Venezuelës ose një përpjekje për të larguar nga pushteti presidentin Nicolás Maduro.
Maduro e ka dënuar çdo ndërhyrje amerikane dhe liderë të tjerë rajonalë kanë paralajmëruar për destabilizim të mundshëm.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...