Sindikata që përfaqëson 55 mijë arsimtarë kanadezë nisi një grevë në provincën më të populluar të Kanadasë, Ontario, pasi nuk arriti një marrëveshje me qeverinë provinciale për paga më të mira dhe më shumë staf shkollor.
Greva e punëtorëve, duke përfshirë asistentët arsimorë, sekretarët dhe bibliotekarët, la të mbyllura qindra shkolla, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info.
Bordi i Shkollës së Distriktit të Torontos, më i madhi në Kanada me 247 mijë nxënës në 583 shkolla, tha se të gjitha shkollat e tij do të qëndrojnë të mbyllura për kohëzgjatjen e grevës.
Punëtorët dorëzuan një njoftim për grevë të dielën, duke thënë se negociatat mbi një kontratë të re me qeverinë e kryeministrit Doug Ford kishin dështuar.
Në pritje të grevës, qeveria e Fordit miratoi legjislacionin e diskutueshëm që impononte një kontratë për punëtorët e përfaqësuar nga Sindikata Kanadeze e Punonjësve Publikë (CUPE) dhe i pengonte ata të shkonin në grevë.
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...
Trump: ShBA do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në Ngush...