Të paktën 40 emigrantë kanë vdekur pasi varka me të cilën po udhëtonin u përfshi nga zjarri në brigjet veriore të Haitit, thotë një agjenci e Kombeve të Bashkuara.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) thotë se 41 të tjerë u shpëtuan nga Roja Bregdetare Haitiane.
Anija po udhëtonte nga Cap-Haitien për në ishujt Turks dhe Caicos, më shumë se 220 km larg, tha IOM.
Shkaku i saktë i zjarrit nuk është ende i qartë, por një zyrtar lokal i tha Reuters se njerëzit në varkë po ndiznin qirinj në një ritual për të kërkuar kalim të sigurt, duke bërë që daullet e mbushura me benzinë të marrin flakë./euronews
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00