Ka përfunduar takimi i Brdo-Brijunit ndërmjet presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në Slloveni, ku në këtë takim ka marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Pas takimit, presidenti slloven, Borut Pahor, si nikoqir i takimit ka dalë me një konferencë për media ku ka thënë se takimi është përmbyllur me sukses dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian që ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinës t’ia japë statusin e shtetit kandidat.
“Më vjen mirë që mund të them se takimi është përmbyllur në mënyrë të suksesshme. Mendoj se diskutimet që i kemi pasur kanë qenë mjaft të mira dhe kemi dashur të insistojmë që të jemi më të bashkuar dhe të mos jemi të ndarë edhe pse ka disa gjëra që na ndajnë neve. Fatkeqësisht nuk kemi mundësi që të bëjmë ndonjë miratim të deklaratës edhe pse kemi bërë hartimin e saj – kishte çështje që na kanë ndarë gjatë konferencës”, ka thënë ai.
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...