Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka ftuar shefin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.
Kjo ftesë u bë gjersa liderët po realizonin fotografi teksa po marrin pjesë në Samitin e BE-së.
Në videon e postuar nga e para e shtetit të Kosovës, Von der Leyen dëgjohet teksa e pyet Osmanin për Duan.
“Si është Dua?”, thotë Ursula von der Leyen, teksa Vjosa Osmani ia ktheu: “Ajo është mirë”, duke ftuar më pas të gjithë në festivalin e madh që do të mbahet nga data 4 deri më 7 gusht.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve