Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë perëndimore të hënën vonë, duke tronditur qytete përfshirë Stambollin dhe provincën e Izmirit.
Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD tërmeti ndodhi në orën 22:48 dhe epiqendra e tij ishte pranë qytetit Sındırgı.
Mësohet se në këtë qytet një shtëpi është shembur dhe disa të tjera janë dëmtuar.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha se ekipet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje pas tërmetit. Nga tërmeti janë plagosur 22 persona të cilët morën plagë nga paniku teksa dilnin nga banesat e tyre.
Turqia ndodhet në disa vija aktive sizmike. Një tërmet në shkurt të vitit 2023 në jug të Turqisë vrau më shumë se 53,000 njerëz dhe shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit të lashtë të Antakyas, ndërsa një dridhje me magnitudë 5.8 ballë në korrik të këtij viti vrau një person dhe plagosi 69 të tjerë në të njëjtin rajon.
Balıkesir’in Sındırgı ilçesinde dün meydana gelen 6,1 büyüklüğündeki depremin ardından yıkılan binalarda enkaz kaldırma çalışmaları başlatıldı
➡️ Deprem nedeniyle Cumhuriyet Meydanı etrafında bulunan 2 bina tamamen yıkıldı
➡️ Çevre, Şehircilik ve İklim Değişikliği İl Müdürlüğü… pic.twitter.com/cVuMPbWI7h
— Anadolu Ajansı (@anadoluajansi) October 28, 2025
Kurti organizon mbrëmje festive me qytetarët për fitoren e V...
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...